Labinot Nimani: Andi dhe Gresa udhëtuan drejt Marokut, fansat po i duan shumë (VIDEO) NULL NULL 24.03.2023 13:03 24.03.2023 13:03 Gazetari i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, ka folur rreth çiftit të krijuar përgjatë izolimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Andit dhe Gresës. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Çeli sytë” në KlanKosova FM, Nimani ka thënë se dyshja në fjalë kanë fituar goxha popullaritet, teksa ka treguar se ata tashmë po shijojnë udhëtimin e tyre të parë që pas daljes nga BBVK, me destinacion Marokun. “Andi dhe Gresa kanë bërë udhëtimin e parë së bashku, kanë udhëtuar drejt Afrikës së Veriut në Marok dhe po i shijojnë pushimet si më së miri. Po ndajnë edhe fotografi nga udhëtimi dhe fansat po i duan shumë”, ka thënë ai pos tjerash. Pos tjerash, gazetari ka folur edhe rreth reagimit të Elita Rudit pas natës speciale të Post Big Brother VIP Kosova si dhe të rejave më të fundit nga bota rozë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Besi i Big Brother “harron” aktrimin sfidohet por a ia doli me sukses? (VIDEO) 1 month