Labi: Tek ne pasi të vdesësh i dekorojnë vlerat e artit shqiptar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Labi: Tek ne pasi të vdesësh i dekorojnë vlerat e artit shqiptar

NULL NULL
14/11/2015

Lajmi i hidhur për vdekjen e humoristit të njohur Ibrahim Krajkova – Leci preku edhe zemrën e këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri.

Ai shfrytëzoi rrjetin social Facebook t’i shkruajë disa fjalë për aktorin e mirënjohur shqiptar, njofton Klan Kosova.

Këngëtari përmes shkrimit të tij tha se arti shqiptar në Kosovë nuk njeh vlera, dhe se në vendin tonë u dhimbsen paratë për të investuar në art dhe kulturë.

Labi ishte edhe në varrimin e aktorit tashmë të ndjerë, dhe postoi fotografi edhe pranë varrit të tij.

Disa nga fjalët e këngëtarit për Lecin ishin: “Sot të gjithë thonë se ishe i mirë, deri sa dje askush nuk e dinte se si je duke jetuar si një artist që i dhe vlera humorit shqiptar. Pa merak miku ynë, këtë fat do ta kemi të gjithë sepse jemi vendi që nuk njohim vlera!. Zoti ta bëftë parajsë botën tjetër”.

Rikujtojmë se Leci vdiq natën e mbrëmshme në moshën 67 vjeçare.

11988418_935361766539208_7110730020161365668_n