Labi shpërthen në lot, heqë dorë nga politika (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Labi shpërthen në lot, heqë dorë nga politika (VIDEO)

NULL NULL
11/11/2015

Këngëtari Labinot Tahiri muaj më parë ka konfirmuar se përveç muzikës ai do t’i hyjë edhe politikës.

Pas këtij lajmi, këngëtari është parë shumë herë duke u ndihmuar familjeve skamnore e duke zgjidhur shumë probleme të qytetarëve të qytetit të tij Ferizajit.

Çdo të mirë që e ka bërë e çdo problem që e ka zgjidhur, Labi e ka postuar në rrjetin social Facebook, me video të shumta të pakënaqësive të tij që ka në ketë vend, njofton Klan Kosova.

Por, sot këngëtari ka shpërthyer në lot në një video të postuar.

Ai bashkë me video që ishte e gjatë 17 minuta, shkroi edhe një shkrim ku ka treguar se do të heqë dorë përfundimisht nga politika për shkak se atë e quajtën tradhtarë dhe spiun.

Disa nga fjalët e këngëtarit ishin:

“Unë as nuk kam pasur kurrë asnjë gjë më të vogël që të më zbraps nga rruga ime e mirë për këtë vend, por vetëm do të hiqem nga rruga e politikës që të mos më quajnë tradhtarë e shpiun  sikurse që nuk lam asnjë liderit tonë pa i thanë tradhtarë e shpiun që në fakt asnjë nuk është dhe nuk do të mbetet i tillë sepse historia do shkruhet më mirë për të gjithë.

Jam njeriu më i kthjellët në jetë jam tepër mirë me shëndet por kurrë nuk do jem mirë nëse jetoj këtu në rrafsh dhe e shoh çdo ditë vendin në humnerë.

Ah Kosovë të ruajt Zoti i madh nga ata që nuk ta duan të mirë,

Ia paqa borgj kësaj toke një gjak timin.  Amin”.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu