La Liga, kampioni vendoset këtë vikend? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

La Liga, kampioni vendoset këtë vikend?

NULL NULL
09.05.2015 08:36
Nëse fiton, Barcelona mund të shpallet kampion qysh këtë xhiro, shkaku i ngjarjeve të fundit në La Liga.

Ligji spanjoll i punën nuk parasheh riaranzhimin e ndeshjeve nëse ato nuk luhen. Rrjedhimisht, situata e krijuar në futbollin spanjoll mund të bëjë që kampioni të vendoset këtë vikend.

Mbetet të pritet nëse do të gjendet zgjidhje ndryshe pasojat mund të jenë të mëdha.

“Ne nuk dimë çfarë mund të ndodhë.” – tha një burim në La Liga.

Nëse asgjë nuk lëvizë, takimet e javës 37 dhe 38 do të mbeten pa u luajtur. Pra, nuk do të ketë ndeshje Atletico vs Barça e as Espanyol vs Real Madrid. Me fjalë tjera, klubet që janë të kënaqura me pozitat e tyre në tabelë mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të mosluajtur ndeshjet e mbetura.

I paqëndrueshëm është edhe precedenti i vitit 2011, kur ndeshjet e para të sezonit u riaranzhuan, sepse LFP ka sfiduar vendimin Federatës Spanjolle të Futbollit për të pezulluar kampionatin, diçka që nuk pati ngjarë atëbotë, me negociatat që vazhdonin.