LA Lakers – Miami Heat zbardh mëngjesin në Artmotion

LA Lakers – Miami Heat zbardh mëngjesin në Artmotion

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 1 week më parë

Super ballafaqimi mes kampionëve në fuqi të LA Lakers dhe finalistëve të Miami Heat do ta zbardhë mëngjesin e së premtes në kanalet sportive të platformës Artmotion.

Dy skuadrat nuk po tregojnë formë stabile kohëve të fundit dhe do të kërkojnë fitoren e radhës që të konsolidohen sa më lartë në tabelë.

Ky duel fillon të premten nga ora 01:30 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

01:30               LA LAKERS – MIAMI HEAT              ART SPORT 1

Dueli – që ishte edhe ndeshja finale e play off-it të edicionit të kaluar – LA Lakers dhe Miami Heat tani takohen në rrethana të ndryshme.

Kampionët në fuqi që tash e disa kohë janë pa dy lojtarët më të mirë. LeBron James dhe Anthony Davis nuk po kalojnë formë të mirë dhe nga kreu i tabelës tani e shohin veten në vendin e 5-të me 32 fitore dhe 19 humbje.

Pas fitores ndaj Toronto Raptors, djelmoshat e Frank Vogel dëshirojnë fitoren e dytë rresht që të synojnë ngjitjen përsëri aty ku kanë qenë në tabelë.

Nga ana tjetër, Miami Heat pas një starti të dobët kanë arritur ta marrin veten dhe tani pozicionohen në mesin e tabelës. Të përzgjedhurit e Eric Spoelstras renditen në vendin e 6-të të lindjes me 26 fitore e 25 humbje duke u mposhtur në ndeshjen e kaluar nga Memphis Grizzlies.

Heat do ta kërkojnë revanshin ndaj Lakers për finalen e humbur me një fitore eventuale që do t’i ndihmonte jashtë mase skuadrës tri herë kampionëve.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar më 25 shkurt, ishin Miami Heat që mposhtën Lakers me rezultat 96:94.

Kryendeshja mes dy pretendentëve për katër pozitat e para të perëndimit dhe lindjes në NBA zhvillohet të premten në mëngjes nga ora 01:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

PESËSHET E MUNDSHME STARTUESE 

MIAMI HEAT: Bam Adebayo, Trevor Ariza, Jimmy Butler, Duncan Robinson, Kendrick Nunn.

LA LAKERS: Andre Drummond, Markieff Morris, Kyle Kuzma, Caldwell-Pope, Dennis Schroder.