Kylie Jenner shtatzënë? NULL NULL 30.03.2016 22:40 30.03.2016 22:40 Tabloidi amerikan In Touch Weekly shkruan se 18 vjeçarja Kylie Jenner është shtatzënë me fëmijën e të dashurit të saj Tyga. Ky do të jetë fëmija i parë së bashku i çiftit – edhe pse reperi 26 vjeçar e ka një djalë 3 vjeçar nga lidhja e mëparshme me Blac Chyna. “E gjitha që Kylie flet tërë kohën është rreth emrit të bebeve, nëse do të ketë djalë apo vajzë, si do ta dekorojë dhomën dhe për veshjet e fëmijës”, ka thënë burimi. Ylli i reality tashmë e ka dhënë lajmin për familjen e saj të famshme, të cilët kanë rezervat e tyre rreth asaj që Kylie të ketë fëmijë në moshë kaq të re. Motrat e saj mendojnë se ky është gabim i madh – ndërsa e ëma, Kris Jenner, “nuk ishte e befasuar”, por “nuk është tamam e kënaqur”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.