17:40, 18 Nëntor 2019

Kyle Jenner ka vendosur të shesë pjesën më të madhe të kompanisë së saj të kozmetikës.

Jenner ka vendosur ta shesë atë për 600 milionë dollarë, njofton Klan Kosova.

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.

Kylie thotë se po shnndërron markën në një ”qendër ndërkombëtare të bukurisë”.

Forbes raportoi se ajo bëri 360 milionë dollarë shitje në vitin 2018, duke e bërë atë miliarderen më të re.

Kryetari i bordit të Coty e quajti Kylie një “ikonë të ditëve moderne, me një sens të jashtëzakonshëm të konsumatorit të bukurisë”, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë