19:00, 26 Qershor 2019

Në muajin mars, Kylie Jenner u shpall miliarderja më e re që e ka fituar pasurinë vet nga Forbes.

Dy muaj më vonë, ajo vazhdoi të shkëlqente në sektorin e financave , madje edhe po mburrej me këtë gjë.

Gjatë një interviste me Sports Illustrated, Alex Rodriguez është pyetur për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë Met Gala në muajin maj me të fejuarën e tij Jennifer Lopez.

“Ne ishim të ulur në një tavolinë me shoqëri shumë të mirë”, ka thënë ai duke shtuar se Idris Elba, Henry Golding dhe Donatella Versace ishin të ulur në tavolinën e tyre.

“Në tavolinë ishin edhe Kylie dhe Kendall Jenner. Kylie ka folur për Instagramin, buzëkuqin e saj dhe sa e pasur është ajo”, ka shtuar ylli i bejsbollit.

Kur e famshmja Forbes e cilësoi yllin televiziv si miliarderen më të re që e ka krijuar gjithë pasurinë e saj vet – kryesisht falë të ardhurave nga linja e produkteve të kozmetikës Kylie Cosmetics – ngjalli shumë debat dhe polemika.

Shumë aluduan se Kylie Jenner nuk e kishte krijuar pasurinë e saj vet, por e kishte trashëguar nga familja e saj e famshme.

21 vjeçarja ka lansuar kompaninë e saj të produkteve kozmetikore në vitin 2015 dhe ka në pronësi 100 % të aksioneve të saj.

Forbes e ka vlerësuar se vlera e kësaj kompanie arrin në 900 milionë dollarë, megjithatë kjo nuk është bërë publike dhe mbetet për t’u konfirmuar.

Megjithatë, fakti se është miliardere, duket se nuk ka ndryshuar asgjë tek ylli televiziv.

“Nuk e definoj veten nga ajo çfarë posedoj. Sinqerisht, nuk zgjohem në mëngjes duke menduar për këtë gjë”, ka thënë së fundmi Jenner për PAPER.

Konkurs Pune

Lexo më shumë