Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kylie ia bën follow të dashurit pas dy vjetësh në lidhje

NULL NULL
02.07.2025 08:32

Kylie Jenner më në fund ka filluar ta ndjekë të dashurin e saj, Timothee Chalamet në Instagram.

27-vjeçarja dhe biznesmenja e çuan lidhjen e tyre në një hap tjetër gjatë së martës, kur kjo e fundit ia bëri folloë aktorit, transmeton Klankosova.tv.

Timothee aktualisht nuk ndjek askënd në llogarinë e tij në Instagram, madje as Kylien.

Ata janë të lidhur që nga prilli i vitit 2023, kur një burim tha për People se ishin “duke u njohur me njëri-tjetrin”.

Kjo lidhje erdhi disa muaj pasi Kylie ishte ndarë nga ish-i dashuri Travis Scott. Kylie dhe Travis kanë dy fëmijë së bashku dhe i dhanë fund lidhjes së tyre të përkohshme për herë të fundit në janar 2023.

Lidhja e tyre u konfirmua në shtator të atij viti kur TMZ i pa ata duke ndarë një puthje në një koncert të Beyonces.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.