Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kylian Mbappe pasi theu hundën: A keni ndonjë ide për maskë?

NULL NULL
18.06.2024 10:07

Pasi theu hundën në ndeshjen hapëse të Francës në “Euro 2024” të Francës, Mbappe nga stadiumi u nis për në spital.

Ai u largua nga spitali  pas orës1 të mëngjesit dhe nuk dihet ende nëse ai mund të luajë në ndeshjen kundër Holandës në Leipzig të premten mbrëma.

Siç shkruan The Mirror, transmeton Klankosova.tv, kapiteni i Francës pas vizitës në spitalin kryesor të Dyseldorf duke qeshur pyeti: A keni ndonjë ide për maskë?

Ndryshe, për lëndimin e Mbappesë janë deklaruar edhe nga Federata Franceze e Futbollit, të cilët bën të ditur se së shpejti ai do të kthehet në kampin e kombëtares franceze.

“Kylian Mbappe së shpejti do kthehet në kampin bazë të kombëtares franceze. Mbappe ka pësuar një thyerje të hundës gjatë ndeshjes së dytë Austri-Francë të zhvilluar këtë të hënë në Dyseldorf”, shkruhej në komunikatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.