Ky qytetar ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky qytetar ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi

NULL NULL
02.04.2023 14:25

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Prishtinë, për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët nga nesër fillojnë gjykimin në Hagë.

Përpos nga shumë qytete të Kosovës, për të marshuar kanë ardhur edhe nga vendet e rajonit.

Ndërkohë, një qytetar për Klan Kosovën tregoi se ka ardhur nga Gjermania, vetëm për të marrë pjesë në këtë marsh.

Ai tha se ka ardhur për të kërkuar liri për Thaçin dhe të tjerët dhe se gjithmonë beson në pafajësinë e tyre. /Klankosova.tv