Ky lloj djathi ndikon në rënie të tensionit të gjakut NULL NULL 16.08.2019 21:58 16.08.2019 21:58 Tensioni i lartë i gjakut është një gjendje e cila nëse nuk trajtohet mund të rezultojë me komplikime serioze. Një prej mënyrave për të parandaluar dhe kontrolluar atë është ngrënia e shëndetshme dhe një dietë e balancuar. Për ata që e parapëlqejnë djathin, është një lloj prej tij që ndikon në përmirësimin e parametrave, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova. Djathi përmban kalcium që është i mirë për eshtra, por janë disa lloje djathërash që përmbajnë shumë krip dhe kjo ndikon në ngritje të presionit të gjakut. Sipas mjekes, Sarah Schenker për ata që e duan djathin zgjidhja më e mirë është mocarella. “Mocarella përmban sasi të vogla të kripërave natyrale dhe yndyrë të ulët”, ka thënë ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë