Ky fëmijë e jetoi ëndrrën e tij duke i takuar yjet e Chelseat dhe Real Madridit (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 19.04.2023 16:56 nga Endrit Zogaj 19.04.2023 16:56 Pak para se të zbarkonin në fushë, në tunelin e “Stamford Bridge” një fëmijë e jetoi ëndrrën e tij duke u takuar prej afër me futbollistët e Chelseat dhe Real Madrid. Fëmija ishte i mbushur plotë me emocione dhe secilin që e takonte e thërriste emrin e tij me shumë dashuri. Dallimin e bëri vetëm kur nga afër e takoi sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema. Madje, fëmija u befasua akoma më shumë kur francezi e përshendeti duke i’a zgjatur dorën. Në atë ndeshje, Real Madridi fitoi ndaj Chelseat 2-0 dhe kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku për kundërshtarë e Manchester Cityn.