Ky është vendi më i lumtur evropian për njerëzit nën 30 vjeç NULL NULL 13.04.2024 13:59 13.04.2024 13:59 Në Raportin e Lumturisë në Botë nuk ishte befasi të shihje se vendet skandinave si Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Suedia vazhdojnë të kryesojnë listën. Por, për moshat nën 30 vjeç, Finlanda nuk është vendi më i lumtur në botë, përcjell klankosova.tv Ata kanë një mendim tjetër, pasi kanë votuar për Lituaninë. “Lituania rifitoi pavarësinë e saj jo shumë kohë më parë, ishte viti 1990. Kjo do të thotë se të rinjtë nën 30 vjeç e kanë kaluar jetën e tyre tërësisht në Lituani të pavarur, ndërsa grupmoshat e tjera kanë përjetuar realitetin e ashpër të Bashkimit Sovjetik”, tha Antanas Kairis, një profesor i asociuar në Departamentin e Psikologjisë së Përgjithshme në Universitetin e Vilnius. Gjatë tre viteve të fundit, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë tejkaluar disa nga fqinjët e tyre të Evropës Perëndimore në lumturinë e përgjithshme, sipas sondazhit. Përveç Lituanisë, si shtete të lumtura konsiderohen të jenë edhe Republika Çeke, Sllovenia e Rumania. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë 12 minuta më parë