Ky është qyteti ku paguani taksë për qentë, edhe nëse nuk keni kafshë shtëpiake NULL NULL 25.05.2025 11:51 25.05.2025 11:51 Banorët e qytetit të Salceas, në Rumani, do të paguajnë një taksë për qentë, dhe detyrimi i pagesës bie mbi të gjithë, përfshirë ata që nuk kanë kafshë shtëpiake. Taksa e re, e cila është 3 euro për person ka shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi tek vendasit, por autoritetet lokale e justifikojnë masën me nevojën për të financuar shërbimet e menaxhimit për qentë endacakë, transmeton Klankosova.tv Taksa synon të mbështesë fushatën për kapjen, trajtimin dhe kujdesin për qentë endacakë. Kryetari i bashkisë së Salceas, Ezekiel Belțic, deklaroi se rrjeti i kamerave të mbikëqyrjes me video do të zgjerohet me qëllim identifikimin dhe sanksionimin e individëve që braktisin kafshët e tyre në zona publike. “Problemi shkaktohet kryesisht nga disa njerëz që, për fat të keq, i braktisin qentë. Për ta ndaluar këtë problem, ne kemi një strategji që e kemi zbatuar tashmë. “Kemi blerë mikroçipa nga buxheti vendor, do të identifikohen qentë në pronësi dhe gjithashtu do të kryejmë sterilizim, i cili mund të subvencionohet pjesërisht nëse miratohet nga Këshilli Vendor. Kështu, përmes kësaj fushate, do ta zvogëlojmë gradualisht numrin e qenve endacakë”, shpjegoi kryebashkiaku. Bashkia ka nënshkruar një kontratë me një strehë private përgjegjëse për kapjen, trajtimin dhe kujdesin për qentë endacakë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 03/06/2025