Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është qeni më i vjetër në botë (FOTO)

NULL NULL
03.02.2023 09:04

Një qen 30-vjeçar në Portugali është emëruar si më i moshuari në botë, nga Rekordet Botërore Guinness – duke mposhtur një rekord që qëndroi për një shekull. Qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë ishte Bluey i Australisë, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj

Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo – një racë që ka një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Që nga 1 shkurti, Bobi ishte 30 vjeç e 226 ditë dhe thuhet se po ecën mirë për moshën e tij.

Pleqësia e tij e madhe është vërtetuar nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Ai ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregut perëndimor të Portugalisë, pasi lindi me tre vëllezër e motra.

Leonel Costa, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç, tha se prindërit e tij kishin shumë kafshë dhe duhej t’i hiqnin disa këlyshë, por Bobi shpëtoi.

Leonel dhe vëllezërit e tij e mbajtën të fshehtë ekzistencën e qenit nga prindërit e tyre derisa ai u zbulua dhe u bë pjesë e familjes, të cilët e ushqejnë atë me të njëjtin ushqim që hanë.

“Mes një kanaçe me ushqim për kafshët apo një copë mishi, Bobi nuk heziton dhe zgjedh ushqimin tonë”, tha Costa, i cili gjithmonë e zhyt ushqimin në ujë për të hequr pjesën më të madhe të erëzave.

Përveç frikës në vitin 2018, kur u shtrua në spital pasi u rrëzua papritur për shkak të vështirësisë në frymëmarrje, Costa thotë se Bobi ka shijuar një jetë relativisht pa probleme dhe beson se sekreti i jetëgjatësisë së tij është “mjedisi i qetë dhe paqësor ku ai jeton”.

Mund të jetë edhe në gjak – nëna e Bobit jetoi deri në moshën 18-vjeçare, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Mirëpo, koha ia ka bërë Bobit, i cili tashmë ka probleme me ecjen dhe përkeqësimin e shikimit.

Guinness e shpalli Bobin si qenin më të vjetër që jeton dhe qenin më të vjetër ndonjëherë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.