Ky është portieri i talentuar kosovar, pritet të testohet në Austri NULL NULL 21.03.2023 17:48 21.03.2023 17:48 Lenars (Arsim) Namani, i lindur më 07.06.2008, është pjesë e skuadrës U15A Ramiz Sadiku, por talenti i tij ka bërë që ai tash e disa muaj të marrë ftesë nga trajneri i skuadrës U19 të Ramiz Sadikut, Fillim Guraziu. Namani është pajisur me leje speciale dhe është paraqitur për skuadrën U19 të Ramiz Sadikut në Superligën e Kosovës. Talenti që ai posedon ka rënë në syrin edhe të skuadrave ndërkombëtare, ku gjatë muajit korrik të vitit 2022, ka qenë për prova në qytetin e Winterthurit në Zvicër, ne Akademinë e Futbollit “Bruno Sutter” në Axa Arena, me ftesë të trajnerit George Graf. Siç raporton “Indeksonline”, Graf ka qenë i kënaqur me Lenarsin gjatë testimeve ë Zvicër, të cilin e ka pajisur me një rekomandim ku flet për cilësitë e tij duke theksuar se ka një të ardhme të mirë. IndeksOnline ka vizituar klubin “Ramiz Sadiku”, ku ka zhvilluar intervistë me portierin Lenars Namani, trajnerin e portierëve, Lirim Hajdini dhe trajnerin e skuadrës U19, Fillim Guraziu. Namani ka thënë se ka dy vite që është pjesë e klubit të Ramiz Sadikut, dhe shpreson që në të ardhmen të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Ëndrra e Lenarsit është që ta vazhdojë karrierën te skuadrat e mëdha evropiane, ndërsa thotë se klubi i tij i preferuar është Barcelona. Trajneri i portierëve te Ramiz Sadiku, Lirim Hajdini, ka deklaruar se qysh në fillim kanë vërejtur talentin që ka Lenarsi, dhe pret nga ai që shumë shpejt të jetë portier i parë i klubit, pasi është shumë punëtor dhe ka cilësi shumë të mira. Puna e Lenars Namanit, ka bërë që ai të merr ftesë dhe të stërvitet tash e disa muaj edhe me gjeneratën U19, nën drejtimin e trajnerit Fillim Guraziu. Guraziu ka thënë se arsyeja pse e ka ftuar Namanin në skuadrën e tij, është pasi ka vërejtur se ai ka të gjitha cilësitë që i duhen një portieri. “Së pari ato që i duhen një portieri Lenarsi i posedon, e ka gjatësinë, e ka fleksibilitetin, teknikisht është i mirë dhe një punëtor mjaft i madh”, ka deklaruar Guraziu. Ai ka shtuar se nëse Namani vazhdon me këtë ritëm dhe punën që po e bën, beson se do të ketë të ardhme të ndritur. Guraziu thotë se pavarësisht se ka shumë talente te klubi i Ramiz Sadikut, ata janë të brengosur se futbollistët e tyre nuk po marrin ftesa të luajnë te grupmoshat e ndryshme të Përfaqësueses së Kosovës. Ai beson që këta fëmijë e meritojnë të jenë pjesë e Kosovës pasi në të gjitha gjeneratat, klubi i Ramiz Sadikut është shpallur kampion ose nënkampion, dhe është klubi i cili ka nxjerrë shumë talente ndër vite. IO merr vesh se shumë shpejt, Lenars Namani pritet të marrë një ftesë tjetër, ku do të udhëtojë për prova në shtetin e Austrisë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS