Ky është objekti që ndërmarrja “Ibër Lepenci” po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi NULL NULL 05.12.2024 14:39 05.12.2024 14:39 Prona qe ndermarrja Iber Lepenci e kerkon ta kete ne pronesi serish Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. është ankuar në polici për lirim të pronave që janë të saja në fshatin Varagë e Poshtme. Kjo u bë e ditur sot në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ato prona janë uzurpuar, dhe janë prona të paluajtshme. Një ekip i Klan Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër pronën për të cilën bëhet fjalë. Për rastin në fjalë një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin në fjalë. “Me datën 04.12.2024, nga NPH “Ibër Lepenc” SH.A, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH “Ibër Lepenc” SH.A. ”Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. Të premten e javës së kaluar, është sulmuar kanali kryesor i Ibër Lepencit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 12 orë më parë