Moti sot dhe nesër do të jetë i vranët, ndërsa parashikohen edhe reshje.

8:26, 2 Dhjetor 2017

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në orët e mëngjesit mund të ketë edhe reshje sporadike shiu.

Temperaturat do të sillen ndërmjet – 2 e 4 gradë Celsius. Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu.

Temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do të sillen ndërmjet -3 e 5 gradë Celsius.

Në pjesën e parë të javës së ardhshme pritet të vazhdojë të mbajë mot me vranësira, por me gjasa të vogla që të ketë reshje shiu.

Në orët e mëngjesit, në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën ndërmjet – 7 e 5 gradë Celsius.

  • Fjalë kryesore:

Konkurs Pune

Lexo më shumë