Ky është moti për sot dhe nesër

Ky është moti për sot dhe nesër

NULL NULL
5 muaj më parë

Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe me vapë, derisa të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se shi parashihet vetëm në rrafshin e Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe rrezeve të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s, transmeton Klan Kosova.