Ky është moti për pesë ditë NULL NULL 22.04.2019 08:23 22.04.2019 08:23 Në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten, kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu. “Në fushat termike pritet të ketë serish rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024