Ky është moti për këtë javë NULL NULL 25.05.2020 08:32 25.05.2020 08:32 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit, java e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot jo-stabil, të vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu. “Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herë pas hershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës”. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, njofton IHMK, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë