Ky është momenti kur pejani merr çelësat e veturës zyrtare brenda ambienteve të komunës (VIDEO)

Ky është momenti kur pejani merr çelësat e veturës zyrtare brenda ambienteve të komunës (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Disa pamje të publikuara së fundi, tregojnë se, Valon Loxha është futur brenda ambienteve të Komunës së Pejës, dhe merr çelësa të veturës zyrtare, për të cilën më vonë u raportua se është gjetur në fshatin Drelaj.

Ndryshe nga raportimet dhe deklarimet e tij se ai merr veturat të cilat i gjen hapur dhe me çelësat brenda, pamjet e këtij momenti të publikuara dëshmojnë të kundërtën, përcjellë Klan Kosova.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar Valon Loxhën, për shkak se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, moment i së cilës shihet edhe në pamjet që insajderi ka publikuar.

Klan Kosova raportoi ditë më parë për veprimet e Valon Loxhës, se merr veturat të cilat i gjen të hapura me çelësat në to, por që i njëjti nuk i konsideron vjedhje.