15:33, 19 Tetor 2017
  1. LeBron James është lojtari më i paguar në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA  për sezonin 2016/2017.

Ai për një vit ka fituar 86 milion dollar, dhe sipas biznes magazinës amerikane Forbes renditet i pari në listë. 

2. I dyti është Kevin Durant me të hyra vjetore prej 62.5 milion dollar.

3. Shoku i tij i skuadrës te Golden State, Stephen Curry mbanë vendin e tretë në listën e të pasurve në NBA, pasi përgjatë sezonit 2016/2017 ka fituar 47.1 milion dollar.

4. Me 46.5 milion dollar, pozita e katërt i takon basketbollistit të Houston Rocekets, James Harden.

5. Top pesëshja mbyllet nga më i jashtëzakonshmi i NBA, Russell Westbrook që në sezonin e kaluar ka fituar 41.5 milion dollar.

klankosova.tv

Kjo është lista e 10-të basketbollistëve më të pasur në NBA, për vitin 2017-të nga Forbes.

Konkurs Pune

Lexo më shumë