Ky është kundërshtari i ardhshëm i Joshuas (VIDEO) NULL NULL 09.12.2019 12:53 09.12.2019 12:53 Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, në meçin e tij të radhës mund të ndeshet me bashkëpatriotin e tij britanik, Dillian Whyte, shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Joshua ishte ndeshur njëherë me Whyte, në vitin 2015, dhe e kishte mposhtur atë me nokaut. Por, Organizata Botërore e Boksit – WBO, ka njoftuar se Joshua është i detyruar të ndeshet me boksierin Oleksandr Usyk, pasi ai është sfiduesi numër një dhe meçi për titull kampioni i takon atij. Por, korrespodenti i boksit në BBC, Mike Costello, ka njoftuar se Joshua mund ta lë Usyk për më vonë dhe fillimisht të ndeshet me Whyte, për shkak të fitimeve më të mëdha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.