Lajmet e fundit

Një kosovar ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë trafiku në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi, i cili po drejtonte një motoçikletë kur u përplas nga një veturë.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes nga pakujdesia.
Ndërkohë, familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi.
Policia e Ita-Uusimaa po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti. /Klankosova.tv