Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është fshati që u braktis nga banorët, vetëm tri shtëpi janë të banuara (VIDEO)

NULL NULL
26.02.2024 21:29

Çdo hap shënon një kapitull në historinë tonë kolektive, derisa gjurmët janë dëshmi të mbetura nga etapa që i përkasin të kaluarës.

Secili fshat i Kosovës e ka një histori, me kujtime të shumta nga banorët e dikurshëm, të cilët thuajse çdo rrëfim e nisin me “na ishte njëherë”.

Pra, koha ka fuqi t’i shuajë gjurmët fizike, por gjurmët e shpirtit mbeten të përjetshme. Janë ato që, disa prej banorëve nëpër fshatra të Kosovës, i mbajnë të lidhura me vendlindjet e tyre.

“Gjurmë” është rubrika e cila çdo të diel do të transmetohet në kuadër të emisionit “SOL’’ në Klan Kosova dhe e cila në fokus ka fshatrat e braktisura të Kosovës. Gazetarja Dorentina Imeri, rrugëtimin e saj nis me fshatin Stublinë të Gjilanit, vend i cili nga pas lufta, përoi ndryshime të mëdha .

Sot, të ecësh nëpër Stublinë, do të thotë të ecësh kryesisht nëpër rrugë të braktisura, pasi rrallë takon banorë që vazhdojnë ta bëjnë jetën aty. Pavarësisht bukurive natyrore që e karakterizojnë këtë fshat, kushtet e vështira të jetës, si dhe mos zhvillimi ekonomik, janë arsyet kryesore që i shtynë banorët të shpërngulen prej aty.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.