Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky është efekti anësor i norovirusit i cili ua ndryshon jetën

NULL NULL
07.10.2022 12:33

Norovirusi është një virus i ngjashëm me gripin, ku ekspertët thonë se njerëzit që kanë qenë të prekur nga ky virus duhet të kenë kujdes, sepse mund t’i kap një gjendje që ua ndryshon jetën.

Studiuesit zbuluan se virusi mund të shkaktojë raste të sëmundjes së quajtur “Crohn”, që është një sëmundje e përjetshme, e cila në shumicën e njerëzve shkakton inflamacion të sistemit tretës.

Inflamacioni është reagimi i trupit ndaj lëndimit ose acarimit dhe mund të shkaktojë skuqje, ënjtje dhe dhimbje.

Mjekët në “Langone Health” dhe “NYU Grossman School of Medicine” në SHBA zbuluan se norovirusi është një nga disa viruse që shkaktojnë sëmundjen e “Crohn”.

Ata zbuluan se një nga mutacionet gjenetike të “Crohn”-it është gjithashtu i pranishëm te pacientët me norovirus, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Mjekët thanë se njerëzit e shëndetshëm që infektohen nga ky virusin mund të sekretojnë mbrojtës imunitar të quajtur “qeliza T”.

Këto më pas sekretojnë proteinën e quajtur “frenuesi pesë i apoptozës” dhe kjo më pas sinjalizon sistemin imunitar që të ndalojë sulmin në qelizat e rreshtimit të zorrëve.

Kjo proteinë zakonisht shton një shtresë shtesë mbrojtjeje kundër dëmtimit të sistemit imunitar, në mënyrë që njerëzit me mutacione të mund të kenë ende një bark të shëndetshëm.

Por, studiuesit zbuluan se virusi norovirus në fakt bllokon sekretimin e qelizave T dhe shtuan se terapitë aktuale funksionojnë duke shtypur sistemin imunitar..

Megjithatë, ata shtojnë se kjo i vë pacientët në rrezik të infektimit dhe përfundimisht, këto bëhen më pak efektive.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.