Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të Ferizaj NULL NULL 22.06.2025 16:37 22.06.2025 16:37 Një 65 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në fshatin Mirosalë të Ferizajt. Klankosova.tv mëson se viktima është Selim Bytyqi. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia. “Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”. “Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Detaje nga aksioni në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, përfundon në polici 1 orë më parë
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day