Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kvaratskhelia e mposht mësuesin e fëmijërisë, Ronaldon

NULL NULL
27.06.2024 07:54
Kvaratskhelia e mposht mësuesin e fëmijërisë Ronaldon

Gjeorgjia e ka siguruar kualifikimin në fazën e dytë në “EURO 2024”, duke e mposhtur Portugalinë me rezultat 2:0.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi , Khvicha Kvaratskhelia.

Ai e kaloi Gjerogjinë në minutin e dytë.

Për yllin e Napolit, ky gol ishte tejet i veçantë pasi që arriti ta mposhtë mësuesin e tij të fëmijërisë, Cristiano Ronaldon.

11 vite më parë, CR7 hapi një akademi futbolli në Gjeorgji dhe një nga fëmijët që u regjistrua ishte Kvaratskhelia.

Me tri pikët e fituara ndaj Portugalia, Gjeorgjia gjendet në 1/16-tën e Kampionatit Evropian, ku do të takohen me Spanjën.

Në këtë ndeshje, 23 vjeçari u shpall lojtar i ndeshjes.

Kvaratskhelia e mposht mësuesin e fëmijërisë Ronaldon

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.