Kuvendi zgjedh 8 anëtarët e bordit të AKP-së (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi zgjedh 8 anëtarët e bordit të AKP-së (VIDEO)

NULL NULL
17/12/2015

Pas fjalimit të Presidentës Atifete Jahjaga, deputetët e pozitës u larguan nga salla plenare për tu drejtuar në sallën alternative.

Aty mbajtën seancën për të votuar zgjedhjen e antarëve të ri të bordit të AKP-së, njofton Klan Kosova.

Para se të fillonte rendi i ditës zëvenskryeministri Hashim Thaçi, shprehu edhe njëherë zhgënjimin për mosliberalizmin e vizave.

Kurse për këtë temë pati edhe deputet të cilët dëshiruan të diskutohet për këtë çështje, por për këtë gjë nuk u pajtua shumica.

Më pas u vazhdua me pikën e rendit të ditës, kështu me shumica votash u votuan 8 anëtar të bordit të AKP-së.

Pas votimit të anëtarëve përfundoi edhe puna e Kuvendit të Kosovës për vitin 2015.

Kronikë nga Kosovë Gjoci.