Kuvendi të enjten vazhdon seancën, ndër pikat e diskutimit edhe greva e BSPK-së NULL NULL 21.09.2022 17:10 21.09.2022 17:10 Kuvendi i Kosovës të mërkurën do ta vazhdojë seancën, ku në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca e 15 shtatorit dhe 4 gushtit. Seanca sipas një njoftimi, seanca do të nisë në orën 11:00, ndërkaq pika e parë është debati parlamentar për grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës I. Pikat tjera papërfunduara nga Seanca plenare më15 shtator 2022: 9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 4 gusht 2022: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë, Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 5 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 10 orë më parë