20:31, 29 Mars 2020

Deputetja  Fidan Jilta, kishte folur në gjuhën e saj amtare, por atë nuk është se kuptoi kush në përkthimin që iu bë në gjuhën shqipe.

Gruaja që po e përkthente anëtaren e grupit parlamentar 6+ në seancën e 9 marsit, doli të mos ishte kompetente e fushës. E për më tepër, të kishte shqetësime shëndetësore, kryesisht me frymemarrje.

Këto momente tek 3 javë më vonë u përhapën nëpër portale dhe rrjete sociale, derisa  u përcoll me një sërë komentesh përqeshëse e ofenduese, për çka ngjalli reagim edhe të Kuvendit.

Sipas sekretariatit të organit ligjvënës, video e cila po qarkullon është nxjerrë tërësisht nga konteksti.

Kështu thanë për televizionin edhe deputetët e komunitet turk. Deputeti Fikrim Damka, që e kishte angazhuar vetë në përkthim u shpreh i habitur me keqkuptimet.

Kronikë e gazetares Rina Mujku.

Konkurs Pune

Lexo më shumë