Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi sot voton rekomandimet për Hotin

NULL NULL
08.05.2015 07:38
Parlamentarët e Kosovës sot do të votojnë rekomandimet e dala nga debati i djeshëm lidhur me veprimtarin Ukshin Hoti.

Deputetët e Kuvendit pritet që sot t’i votojnë rekomandimet e dala nga debati lidhur me fatin e veprimtarit Ukshin Hoti, pasi u kërkua që këto rekomandime të harmonizohet me rekomandimet e vitit 2012.

Ndërkohë dje disa deputetët thanë se tashmë dihet se ku ndodhet Hoti, por që po mungon vullneti që të paktën të kthehen eshtrat e tij dhe ta ketë një varrë në vendin e tij.

Deputetja e PDK-së Mexhide Mjeku-Topalli kur paraqiti rekomandimet e dala nga Peticioni i qytetarëve të Rahovecit, kërkoi nga deputetët që të bëjnë më shumë presion te ekzekutivi dhe organet tjera kompetente që ushtrojnë trysni më të madhe mbi Beogradin për të bërë të mundur zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Rekomandimet e dala nga ky peticioni ishin që : Qeveria e Republikës së Kosovë në bisedimet Kosovë- Serbinë të kërkojë që brenda gjashtë muajve të përfshihet në agjendën e bisedimeve zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe në raportin për rezultate dhe sfidat në këtë proces të njoftohet Kuvendi i Kosovës.

Kurse rekomandimi i dytë ishte që Qeveria e Kosovës të sigurojë fonde për funksionalizmin e mekanizmave përkatës profesional, teknik, për punën më efektive për identifikimin e mbetjeve mortore dhe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.