Kuvendi sot mban seancë plenare NULL NULL 02.02.2023 08:06 02.02.2023 08:06 Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë, me nr.17/121 datë 25.01.2023 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinematografinë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months