Kuvendi shkon në pauzë, vazhdojnë nga ora 16:00 NULL NULL 10.07.2020 15:16 10.07.2020 15:16 Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë pas vazhdimit të seancës së datës 09 korrik 2020, njofton Klan Kosova. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se deputetët duhet të kthehen në sallë në ora 16:00. Pas kësaj pauze, do të vazhdojë rendi i ditës i seancës së parë, pikat që kanë mbetur janë: Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRU) për vitin 2019, Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së Virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e buxhetit, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Pas përfundimit të kësaj seance do të vazhdojë ajo e dyta ku e pikë të rendit të ditës është: Raportim i Kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë