Kuvendi serb miraton qeverinë e re të Bërnabiq: Nuk heqim dorë nga Asociacioni

Kuvendi serb miraton qeverinë e re të Bërnabiq: Nuk heqim dorë nga Asociacioni

NULL NULL
1 muaj më parë

Parlamenti i Serbisë, me 227 vota pro dhe pesë kundër votoi qeverinë e re të kryeministres, Ana Bërnabiq, e cila do të ketë 21 ministri dhe dy ministra pa portofol.

Ndërsa prezantoi planin qeverisës përpara ligjvënësve, kryeministrja Bërnabiq tha se prioritetet kryesore të kabinetit të saj do të jenë ruajtja e shëndetit të qytetarëve në këtë kohë pandemisë, interesat e Serbisë në Kosovë, lufta kundër mafies dhe përshpejtimi i reformave.

Ajo gjithashtu deklaroi se qeveria nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e re do të vazhdojë të ndjekë politikën e mbrojtjes së interesave jetësore kombëtare, të paqes dhe bashkëpunimit, me synimin për të mbrojtur popullin tonë, trashëgiminë kulturore, por edhe paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Bërnabiq/KP.