Kuvendi punon me rregullore të vjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi punon me rregullore të vjetër

NULL NULL
17/05/2015
Kuvendi i Kosovës vazhdon të punojë me rregulloren e vjetër, ndonëse çdo legjislaturë ka për obligim miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit.

Ndonëse rregullorja e Kuvendit duhej të ndërrohej qysh kohë më parë, me të njëjtën rregullore kishte punuar edhe legjislatura e kaluar. Opozita thotë se miratimin e rregullores së re të Kuvendit e kanë penguar individë në kryesi për shkaqe personale, meqë ajo zvogëlonte rolin e nënkryetarëve të Kuvendit.

Me rregulloren e re të Kuvendit ishte paraparë konferenca e kryetarëve e cila do të përbëhej nga shefat e grupeve parlamentare, e që do të zbehte rolin e nënkryetarëve. Po ashtu, rregullorja parashihte që partia të cilës i takon kryetari dhe një nënkryetar, atëherë patjetër nënkryetariduhet të jetë nga gjinia e kundërt e kryetarit.

Anëtarja e nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore Albulena Haxhiu, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Legjislacion, thotë se pikërisht ka qenë zvogëlimi i rolit të nënkryetarëve shkaku që Kuvendi tërë legjislaturën e kaluar ka punuar pa rregullore të re të punës.

Haxhiu mendon se rregullorja nuk u miratua pasi u prekën interesat e individëve të caktuar.

“Për shkak të interesave të grupeve ose individëve të caktuar brenda kryesisë së Kuvendit, drafti nuk ka mundur të marrë formën zyrtare që të miratohet në shqyrtimin e dytë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Kurse deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi, ka thënë se ajo rregullore nuk e ka vullnetin e duhur brenda kuvendit që të miratohet.

“Ajo rregullore e Kuvendit të punës në nën-komisioni për Imunitete dhe Rregullore, ec është e gatshme, por nuk e ka vullnetin politik që të procedohet në kuvend, për faktin se aty cenohen disa të drejta dhe kompetenca të kryesisë”, ka deklaruar Kelmendi.