Kuvendi, pa kuorum për votim, deputetët shkojnë në pauzë

Kuvendi, pa kuorum për votim, deputetët shkojnë në pauzë

NULL NULL
4 months më parë

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare me disa pika të papërfunduara nga seanca të kaluara.

Mirëpo, për të vazhduar debatin për këto pika të mbetura nuk ka kuorum, njofton Klankosova.tv.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pasi opozita e lëshoi sallën, tha se seanca do të vazhdojë me prezantimin e disa projektligjeve, meqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për disa pika, të cilat ishin paraparë të hyjnë në votim.

“Për shkak që nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për disa prej pikave që duhet të hyjnë në votim, do të vazhdojmë me pikat e mbetura, ku nuk është shtjerrë debati dhe kemi prezantim të projektligjeve. Po vazhdoj me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj, ministri i Mjedisit ka paraqitur projektligjin për mbeturina, por i njëjti nuk ka kuorum.

Mes tjerash, votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik dhe votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 janë shtyrë për një seancë tjetër, për shkak të mungesës së kuorumit.