Kuvendi nesër shqyrton projektligjin për pandeminë Covid-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike NULL NULL 13.08.2020 22:34 13.08.2020 22:34 Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Po ashtu në këtë seancë që pritet të fillojë në ora 11:00, deputetët pritet të formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Ky është rendi i ditës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë