Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kalon Ligji për Këshillin Prokurorial

NULL NULL
28.05.2015 12:05
Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Deputetët votuan me 72 vota pro, 7 vota kundër, ndërsa nuk pati abstenime.

Në një pikë të një amendamenti pati mospajtim Ministri i Drejtësië, Hajredin Kuqi i cili propozoi që termi “Një prokuror nga zyra e prokurorit të shtetit” të zëvendësohet me termin “Kryeprokurori i Shtetit”

Aty u pajtuan që të ndryshojë edhe data e emërimit të anëtarëve të këshillit prokurorial nga 1 janar 2017 sa ishte të ndryshojë që të bëhet nga 1 janar 2016, pasi sipas ministrit kjo ka kohë prej një viti që mund të bëhet.

Kurse, kuvendi miratoi edhe Projektligjin për Prokurorin e Shtetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.