Kuvendi merr vendim – komunave iu kthehen paratë që ua mori MF-ja NULL NULL 08.06.2023 18:07 08.06.2023 18:07 Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin paraprak. Pro këtij ligji ishin 81 deputetë, ndërsa asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstenoi, njofton Klankosova.tv. Me anë të këtij ligji, të gjitha mjetet vetanake të komunave të cilat ishin të bllokuara, tani ato iu kthehen në buxhet. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se me këtë vendim edhe mbyllet seanca e cila e kishte vetëm një pikë. E seanca tjetër ka vazhduar menjëherë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi “Nuk ka ndodhur në histori të shtetit”, Murati prezanton të dhëna të punësimit të të rinjve 30/09/2023
Bujqësi “Farmisa” prezanton prodhimet e shërbimet e veta për bashkëpunëtorë të rinj e të vjetër 30/09/2023