Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi mban tri seanca këtë javë

NULL NULL
12.02.2024 12:10

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se këtë javë, kuvendi do të mbajë tri seanca parlamentare.

Ajo tha se me dakordimin e grupeve parlamentare, seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 14 shkurtit duke filluar nga ora 11:00.

Seanca e dytë mbahet të enjten në orën 10:00, në të cilën, siç tha Kusari-Lila, është një seancë e veçantë që do të shqyrtohen plotësim-ndryshimet kushtetuese sipas propozimit të komisonit i cili ka bërë shqyrtimin e procesit të Vetingut.

Ndërkohë, seanca e tretë mbahet poashtu të enjten e cila nis në orën 10:30. Ajo ka pikat e rregullta të ditës, veç pyetjeve parlamentare të cilat janë hequr me dakordim të grupeve parlamentare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.