Kuvendi javën tjetër vazhdon seancën e 30 korrikut, s’ka ndonjë vendim për dy seancat e jashtëzakonshme NULL NULL 06/09/2018 06/09/2018 Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka marrë vendim që më 13 shtator të vazhdohen punimet se seancës së rregullt plenare të lënë në gjysmë më 30 korrik, me pikat tjera të mbetura. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të kryesisë, ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, njofton Kuvendi, përcjell Klan Kosova. “Përkundër diskutimeve lidhur me dy seancat e jashtëzakonshme, të ndërprera në mungesë të kuorumit, Kryesia nuk nxori ndonjë vendim” thuhet në kumtesë. “Për vazhdimin e tyre do të vendoset në një nga mbledhjet e radhës të Kryesisë”.
Kosova Abdixhiku, qeverisë: Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blihet sot për nesër gjithandej në Evropë 30 minuta më parë