Lajmet e fundit

Sot, më 28 shtator, në orën 10:00, në ambientet e Hotel Plaza në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë organizon Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Aktiviteti do të përshëndetet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë, njofton abcnewsal, transmeton Klankosova.tv.
Në kuadër të konferencës do të zhvillohen tre sesione, me temat: agjenda e zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit; zgjerimi si faktor strategjik për reformat, stabilitetin dhe sigurinë; si dhe udhëheqja parlamentare dhe angazhimi në avancimin e integrimit europian.
Konferenca do të moderohet nga Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe nga përfaqësues të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse.