Kuvendi i Serbisë thërret seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për Kosovën NULL NULL 17.05.2019 14:08 17.05.2019 14:08 Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me një debat në raport mbi Kosovën. Kryerparlamentarja e Serbisë, Maja Gojkoviq, ka bërë të ditur për mediat serbe se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme më 27 maj, njofton Klan Kosova. Gojkoviq u tha gazetarëve të premten se do të ftojë Presidentin Aleksandar Vuçiq të marrë pjesë në seancë, të marrë pjesë në diskutimin dhe të paraqesë një raport mbi Kosovën. Ndërsa Vuciq më parë i tha RTS-së se ishte gati të merrte pjesë në një seancë të tillë. Ajo ka bërë të ditur se në këtë seancë të thirrur më 27 maj, do të ftohen edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq si dhe anëtarët e qeverisë bashkë me drejtorin e Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq. “Presim që pas raportit të presidentit, debati do të hapet dhe se të gjithë deputetët e Asamblesë Kombëtare do të marrin pjesë në të, sepse kjo është një temë shumë e rëndësishme”, tha Gojkoviq, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024