Kuvendi i Gjilanit miraton kërkesën për lirimin deri në 100 euro nga tatimi, MF-ja s’e lejon (FOTO) NULL NULL 03.02.2023 16:27 03.02.2023 16:27 Ndonëse Ministria e Financave ka njoftuar se komunat nuk kanë kompetencë për lirimin e tatimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar një kërkesë për këtë çështje. Sipas vendimit, qytetarët do të lirohen deri në 100 euro nga pagesa për tatimin, transmeton KlanKosova.tv. “Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV-së është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim. Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t’ua rimbursojë këtë shumë”, thuhet në njoftim. Komuna e Gjilanit drejtohet nga Alban Hyseni, që vjen nga Vetëvendosje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Ekonomia e Rusisë parashikohet të rritet rreth 1.5 përqind, rritja e çmimit të naftës ka kaluar sanksionet 3 days