Kuvendi i Gjilanit mblidhet sot urgjent për buxhetin NULL NULL 12.12.2024 08:02 12.12.2024 08:02 Kuvendi Komunal i Gjilanit. Foto arkiv: Komuna e Gjilanit. Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se sot do të mbajë një mbedhje urgjente. Në njoftim bëhet e ditur se kjo mbledhje është më dy pika të rendit të ditës, bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Tutje, bëhet e ditur se mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00. “Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban nesër (12.12.2024), mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 3 orë më parë