Kuvendi dështon sërish me marrëveshjet ndërkombëtare dhe fertilizimin e asistuar – votohet statuti i ri i UP-së NULL NULL 11.07.2024 11:38 11.07.2024 11:38 Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës. Kurse, kuvendi dështoi që t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e lëshoi seancën ku s’iu votua mocioni që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur. Po ashtu, kuvendi dështoi ta miratonte sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, njofton Klankosova.tv. Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk morën pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët bënë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës. Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025