Kuvendi debaton për Kumanovën dhe Boletinin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi debaton për Kumanovën dhe Boletinin (VIDEO)

NULL NULL
15/05/2015

Edhe pse nuk ishte në rend të ditës, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk lanë pa e përmendur gjendjen e krijuar në në Kumanovë.

Ligjvënësit thanë se liderët politikë i dënuan kosovarët që luftuan atje, por asnjëri prej tyre nuk e dënoi regjimin e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit.

Madje, dikush kërkoi edhe dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, transmeton Klan Kosova.

Përveç situatës në Maqedoni, të zgjedhurit e popullit folën edhe për varrimin e eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini.

Edhe opozitarët kërkuan angazhim të madh të Qeverisë që ceremonia të kryhet në Boletin, e jo në Vlorë.

Sipas deputetëve, nëse varrimi nuk bëhet në Boletin kjo do të ishte një fyerje e madhe për heroin.

Kronikë nga Liridon Zeqiri.